
Mediat lokale publikojnë fotografinë, ky është personi që mbeti i vrarë në Bokshiq të Klinës
Mediat lokale në Pejë raportojnë se personi që ka mbetur i vrarë sot në fshatin Bokshiq të Klinës është Faruk Jusufi.
Ai dyshohet se është qëlluar me armë nga i vëllai, pas një fjalosjeje që kanë pasur. “Klina.info” ka publikuar edhe fotografinë e viktimës.

