
Rusia sulmon Odesën dhe Kharkivin përpara planit të armëpushimit të Kremlinit
Një person u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një sulmi ajror rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin jugor të Odesës, tha sot zyra e prokurorit rajonal përpara fillimit të armëpushimit 72-orësh të urdhëruar nga Kremlini.
“Dy persona u plagosën gjithashtu në një sulm masiv me dronë në Kharkiv”, tha kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov.
“Rreth 200 sulme u regjistruan në Ukrainë gjatë ditës së fundit”, shkroi sot Shtabi i Përgjithshëm i Kievit në Facebook.
Ai tha se luftime veçanërisht të ashpra ndodhën në zonën përreth qytetit, Pokrovsk në rajonin e Donetskut, ku mbrojtësit kishin zmbrapsur 78 sulme nga ushtria ruse.
Informacioni i dhënë nga palët ndërluftuese nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por ofron një ide rreth shkallës së luftimeve.
Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se 105 dronë ukrainas ishin rrëzuar mbi 11 rajone ruse gjatë natës – 19 prej tyre mbi rajonin e Moskës.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të njëanshëm që përkon me përkujtimet e përvjetorit të fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, në të cilat do të marrin pjesë disa personalitete të huaja.
Armëpushimi 72-orësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit. /atsh/