
Mourinho shpërthen sërish: Kemi frikë nga vendimet e arbitrit, por…
Është ende një José Mourinho i tërbuar. Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Gaziantep, portugezi sulmoi arbitrin:
“Shpresa ime është gjithmonë të fitoj ndeshjen e radhës, kështu ka qenë gjithmonë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi sot, nuk ishte një ndeshje e lehtë, vendimet vendimtare ishin kundër nesh, por lojtarët e mi arritën të qëndrojnë të fortë mendërisht”.
Më pas Special One ka dashur të ripërsëritë konceptin duke u nisur nga paralajmërimi i dhënë Ismail Yuksek pas vetëm 4 minutash, zgjedhje që ndikoi në të gjithë ndeshjen: “Kemi shumë arsye për t’u frikësuar edhe sot nga vendimet e arbitrit, edhe një herë më goditën vendimet e gabuara të arbitrit”.
“Ne e dominuam lojën që në fillim – vazhdoi trajneri – e merituam fitoren. Goli i kundërshtarit erdhi falë një kundërsulmi dhe një gjuajtje të mirë. Në përgjithësi ishim ne ata që u përpoqëm të luanim dhe të dominonim lojën”.