
Kosova-Islanda, kështu mbyllet pjesa e parë
Me rezultat të barabartë 1-1, është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Djemtë e kombëtares sonë, në 45-minutëshin e parë, e kontrolluan lojën më mirë në terren, krijuan më shumë, megjithatë, pjesa e parë e kësaj sfidë u mbyll baras 1-1.
Fillimisht Lumbardh Dellova në minutën e 19-të gjeti rrugën e golit dhe ndezi stadiumin ‘Fadil Vokrr’, duke kaluar Kosovën në avantazh ndaj Islandës, derisa tre minuta më vonë islandezët përmes Oskarsson barazun shifrat në 1-1, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo pjesëlojë, edhe pse Vedat Muriqi pati rast ideal në finish të kësaj pjesë të tundur portën mysafire, por goditjen e tij, e priti ‘gardiani’ islandez.