Liverpool-i mposht Arsenali-n, Szoboszlai vendos derbin me një supergol

Liverpool-i mposht Arsenali-n, Szoboszlai vendos derbin me një supergol

Liverpool-i ka fituar derbin e madh të Premier League ndaj Arsenalit me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Anfield”, në kuadër të javës së tretë të kampionatit anglez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, megjithëse të dy skuadrat patën raste të mira për të zhbllokuar rezultatin. Loja mori ritëm më të madh në fraksionin e dytë, ku dominuan duelet dhe intensiteti i lartë.

Golin e vetëm dhe vendimtar të takimit e shënoi Dominik Szoboszlai në minutën e 83-të me një goditje të fuqishme, duke i dhënë Liverpool-it një fitore të madhe përballë rivalit direkt.

Arsenali u hodh në sulm në minutat e fundit për të kërkuar barazimin, por mbrojtja e “The Reds” rezistoi, duke siguruar tri pikë të plota.

Pas këtij triumfi, Liverpool ngjitet në krye të tabelës me nëntë pikë të plota nga tri ndeshje, ndërsa Arsenali mbetet në pozitën e tretë me gjashtë pikë.

Share This