
Bayerni i shtangur pas lëndimit të Harry Kane
Bayern Munich përjetoi një mbrëmje të tensionuar të martën në përballjen e kthimit ndaj Celtic Glasgow në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, “bavarezët” u përballën me vështirësi në shtëpi, pasi skocezët kaluan në epërsi 1-0 dhe e detyruan ekipin gjerman të luftonte deri në sekondat e fundit.
Vetëm në minutën e 94-të, Alphonso Davies arriti të shënojë golin e barazimit, duke siguruar kualifikimin e Bayern Munich në fazën e 1/16-ve të turneut.
Megjithatë, festa u zbeh nga shqetësimet për Harry Kane, i cili përfundoi ndeshjen me probleme fizike. Pas sfidës, drejtori sportiv Max Eberl deklaroi se sulmuesi anglez luajti me probleme fizike.
“Harry luajti me probleme fizike. Në pjesën e parë ai nuk mundi të përshpejtonte siç duhet. Shpresojmë se do të jetë gati për të dielën”, ka thënë Eberl.
Ndërkohë, trajneri Vincent Kompany thotë se nuk e di sa kohë anglezi do të jetë jashtë fushës së blertë.
“Është për të ardhur keq që Harry është i lënduar, por ende nuk mund të themi se sa kohë do të mungojë apo natyrën e saktë të lëndimit të tij. Do të shohim”, ka pohuar Kompany.