
Zjarr në një zonë në Prishtinë, evakuohen banorët
Një zjarr ka shpërthyer të hënën pasdite në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
Policia ka pranuar informatën për zjarrin rreth orës 16:00, ndërsa menjëherë pas njoftimit, njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Për shkaqe sigurie, është bërë evakuimi i banorëve të zonës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po ndërmarrin veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

