Kurtit pas fitores historike ndaj Suedisë: Kosova e jashtëzakonshme!

Kurtit pas fitores historike ndaj Suedisë: Kosova e jashtëzakonshme!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores madhështore të Kombëtares së të Kosovës ndaj Suedisë, me rezultat 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në një postim në Facebook, Kurti ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës “Dardane”, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshme” dhe si një fitore që mban gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Botërorin e ardhshëm.

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti.

Kosova e arriti këtë fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” në Goteborg, duke regjistruar një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në garat ndërkombëtare kualifikuese.

Me këtë triumf, “Dardanët” forcojnë pozitë e dytë në Grupin B, pozitë që dërgon në ‘Play-Off’.

Share This