
Aksident në Bosnjë e Hercegovinë, raportohet vdekja e 24-vjeçarit nga Rahoveci
Një 24-vjeçar nga Rahoveci ka vdekur pas një aksidenti me motoçikletë në Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas mediave boshnjake, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Bradinës, M17 në drejtim të Sarajevës. Deri më tani, ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga.
Viktima nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër, nga ora 17:00 në varrezat Ravne Bakije./ Indeksonline

