Hamasi: Urdhërarrestet për Netanyahun dhe Gallantin një precedent i rëndësishëm historik
Milicia palestineze e Hamasit përshëndeti urdhërarrestet e lëshuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant si një hap historik.
Hamasi e përshkroi vendimin si “një precedent historik të rëndësishëm” që korrigjon një padrejtësi të gjatë kundër palestinezëve.
”Shtetet e Bashkuara kishin shpenzuar muaj duke u përpjekur të parandalonin veprimet kundër dy terroristëve Netanyahu dhe Gallant duke terrorizuar gjykatën dhe gjyqtarin e saj”, theksoi Hamasi.
Milicia palestineze nuk komentoi urdhrin e arrestit të lëshuar gjithashtu kundër liderit të saj ushtarak Mohammed Deif, i cili besohet se ka organizuar sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Izraeli tha se vrau Deifin në një sulm ajror në Gaza në korrik.
Hamasi i kërkoi gjithashtu ICC-së të zgjerojë hetimin e saj kundër të gjithë udhëheqësve kriminalë të okupimit për të përfshirë ministra dhe zyrtarë që “derdhën gjakun e popullit palestinez”, raporton atsh.