Harris tregon planet për Shtëpinë e Bardhë

Harris tregon planet për Shtëpinë e Bardhë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka treguar propozimet e saj për uljen e taksave dhe çmimeve të artikujve ushqimorë.

“Si presidente, unë do të jem e fokusuar në krijimin e mundësive për klasën e mesme që ne të përmirësojmë sigurinë e tyre ekonomike, stabilitetin dhe dinjitetin. Së bashku, ne do të ndërtojmë atë që unë e quaj një ekonomi mundësish. Një ekonomi ku të gjithë mund të konkurrojnë dhe të kenë një shans real për të pasur sukses”, tha Harris gjatë një fjalimi në shtetin e Karolinës së Veriut.

Nënpresidentja gjithashtu propozoi 25,000 dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja.

Ajo po ashtu premtoi se do të zgjerojë kredinë tatimore të fëmijëve deri në 3,600 dollarë për fëmijë dhe 6,000 dollarë për fëmijët në vitin e tyre të parë të jetës.

Megjithatë, anketat e deri më tanishme tregojnë se amerikanët kanë më shumë gjasa t’i besojnë Trump se sa Harris në çështjen e menaxhimit të ekonomisë.

Rreth 45 për qind e amerikanëve thonë se Trump është i pozicionuar më mirë në menaxhimin e ekonomisë, ndërsa 38 për qind e tyre mbështesin qasjen e Harris për ekonominë. /rtsh/

Share This