Krasniqi: Politika populiste e Kurtit ia ka prishë mendjen miletit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti se ia ka prishur mendjen populli të Kosovës.
Ai ka thënë se polemikat e forta me ndërkombëtaret kryeministri Kurti po i bën për qëllime politike.
“1. Polemikat populiste të Kurtit me të huajt e shtojnë popullaritetin e tij në sytë e publikut (miletit.) Ata duan të shohin lider të fortë, që demek ua rrahë tavolinën të fortëve të botës, grenellave, eskobarave, borellave… 2. Presioni populist ndaj pakicës që perceptohet si armiqësore, në rastin e Kosovës ndaj serbëve, e shton popullaritetin e qeverisë në sytë e njerëzve që bartin trauma nga e kaluara e hidhur dhe që hakmarrjen e shohin më të rëndësishme se sa interesin shtetëror. 3. Përçmimi populist i opozitës (p.sh. me shprehjet si “me koordinim e pa koordinim) e rritë popullaritetin e qeverisë në sytë e militantëve të partisë në pushtet, që kanë komplekse të hershme inferioriteti”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.