
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit
23 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë raportuar 35 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrollit dhe sigurisë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2,113 tiketa trafiku ndaj kundërvajtësve.
Ndërkohë, 15 persona janë arrestuar, teksa shtatë janë dërguar në mbajtje.


