
Mbyllet ndeshja, Kosovë 1-1 Austri: Goli i Asllanit na e dhuron një pikë
1-1 mbyllet ndeshja mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”, në një sfidë mjaft të luftuar deri në fund.
Fisnik Asllani kaloi Kosovën në epërsi, por Christoph Lang shënoi për t’i dhënë barazimin Austrisë, transmeton telegrafi.
Kështu, të dyja skuadrat ndajnë pikët, nga një për secilën, pas 90 minutash.

