Arijon Ibrahimovic, Erblin Osmani e Yll Gashi te Kosova? Presidenti Ademi zbulon zhvillimet e fundit

Arijon Ibrahimovic, Erblin Osmani e Yll Gashi te Kosova? Presidenti Ademi zbulon zhvillimet e fundit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi ka konfirmuar se i do sa më parë treshen e Bayernit, Arijon Ibrahimovic, Erblin Osmani dhe Yll Gashi në fanellën dardane.

Të tre lojtarët përfliten si afrime të mundshme, ndërsa ka shpresë që t’i shohim te Kosova qysh në muajin shtator.

Ademi në podcast te “SportCast” të KosovaPress ka shpjeguar zhvillimet e fundit me talentët e Bayernit.

“Në fakt rezultatet që bëmë, pra që shkuam në finale sigurisht Kosova është adresa e parë e futbollistëve nëpër vendet e ndryshme të Evropës. E kemi për detyrë t’i takojmë të gjithë ata që i plotësojnë kriteret për lojtarët, por në fund vendosë Foda”.

“Jo vetëm me Ibrahimovic, por edhe me Osmanin, edhe Yll Gashin, që janë në Bayern. I uroj të tretë për kontratat e bëra, e falënderoj Bayernin që i ka vlerësuar dhe po më duket si me i pasë dy treshe. Po duam ta kemi një treshe në Bayern, e një në Hoffenheim”.

“Ne i kemi ofruar, i kemi treguar se jemi të interesuar. Është çështje e tyre me vendos, shpresoj të vendosin me zemër. Erblin Osmani? Erblini ka qenë në Kosovë, ka qëndruar në ambientet tona bashkë me familjen e tij. Jemi në kontakte të mira, është ende i ri, të stabilizohet dhe ia dojmë të mirën. Ju kemi thënë të treve që të fokusohen në klub, të mbesin në Bayern dhe të fitojnë vendet e tyre, besoj janë me aq kualitet, janë potencial për Bayernin por edhe për Kombëtaren e Kosovës”, deklaroi ai për KosovaPress.

Share This