Presidenti Ademi: Rikthimi i Kupës së Botës në Evropë është fitore edhe për futbollin e Kosovës

Presidenti Ademi: Rikthimi i Kupës së Botës në Evropë është fitore edhe për futbollin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka komentuar triumfin e Spanjës në Kupën e Botës 2026, duke e cilësuar rikthimin e trofeut në Evropë si një zhvillim me rëndësi për futbollin evropian dhe, sipas tij, edhe për futbollin e Kosovës.

Në emisionin SportCast, në një intervistë për Kosovapress, Ademi theksoi se dominimi i klubeve dhe kombëtareve evropiane në arenën ndërkombëtare e bën këtë sukses edhe më domethënës.

“Faktikisht këto të dy shtetet janë që ne nuk jemi, sa i përket anës futbollistike kemi marrëdhënie, por sa i përket anës shtetërore nuk kemi. Kështu që një e mirë është kështu që ka ardhur Kupa Botërore në Evropë, duke pasur parasysh që Evropa prin me klube, me futboll, me të gjitha kombëtaret dhe me klubet sidomos në Ligën e Kampionëve të UEFA-s”.

“Të gjithë pothuajse këta futbollistë më të mirë që kanë luajtur nëpër kombëtaret e tjera të kontinenteve të tjera, janë nëpër klubet e Evropës, nëpër ligat e ndryshme si në Spanjë, si në Gjermani, në Belgjikë, në Itali e gjithandej. Pra, ardhja e Kupës Botërore në Evropë ndoshta mund ta quaj kështu nga aspekti i futbollit UEFA, sigurisht që ka impakt më të madh për futbollin evropian dhe sigurisht edhe për futbollin e Kosovës”.

Duke folur për pritshmëritë e tij para nisjes së fazës finale të turneut, kreu i FFK-së tregoi se kishte parashikuar një finale mes Spanjës dhe Francës, ndërsa Francën e konsideronte si kandidaten kryesore për ta fituar Kupën e Botës.

“Nëse e kam menduar domethënë kush ka me qenë fitues, një favorizim ia kam dhënë për veten time duke parë ekipin e Francës, për mua ka qenë favoriti kryesor”.

“Por edhe Spanja ka qenë në këtë ekip që i kam ndarë në 3-4 ekipe që kush mund të jetë fitues ose favorizues në këtë pjesë, unë kam menduar që do të jetë sigurisht finalja mes Spanjës dhe Francës dhe Franca do të jetë, për mua ndoshta ka qenë ekipi më i miri i Francës, por ja se në futboll është diçka tjetër dhe shihet kjo, që Spanja doli fituese edhe kampion evropian edhe kampion botëror”, shtoi Ademi për KosovaPress.

Share This