Dyshohet se u mbyt nga një copë ushqimi, vdes një person në Fushë Kosovë

Dyshohet se u mbyt nga një copë ushqimi, vdes një person në Fushë Kosovë

Një person ka humbur jetën të premten në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i ka ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima mashkull është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth orës 14:05, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Raportohet se viktima m/k është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This