
Sot moti me diell dhe pjesërisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28 deri në 32°C. Era do të jetë e dobët, me drejtime të ndryshme”, njofton IHMK.
Kushtet agrometeorologjike do të jenë shumë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat e përshtatshme, moti i thatë dhe orët e gjata me diell krijojnë kushte optimale për pjekjen e drithërave. Duke qenë se jemi në prag të fillimit të fushatës së korrje-shirjeve të grurit, kjo fundjavë pritet të jetë veçanërisht e përshtatshme për përgatitjen dhe fillimin e punimeve në arat me drithëra, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera bujqësore, të cilat aktiviteti fillimkisht do tբ nisen nga rrafshi i Dukagjinit ku atje për shkak të kushteve të mira klimatologjike korrjet fillojn per rreth 10 ditë më heret se në rrafshin e Kosovës,
“Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullatës. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, për shkak të rritjes së temperaturave dhe rrezatimit të lartë diellor, rekomandohet shmangia e ekspozimit të panevojshëm në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe mbrojtja nga rrezet UV, të cilat do të kenë intensitet të lartë”, njofton IHMK.

