Serwer, për Kosovën: Duhet të ndërtojmë ura për të ardhmen, jo për të kaluarën

Serwer, për Kosovën: Duhet të ndërtojmë ura për të ardhmen, jo për të kaluarën

Analisti amerikan i politikës së jashtme, Daniel Serwer, ka deklaruar se nuk mund të kërkohet pajtim nga ata që përjetuan dhunën dhe se duhet të ndërtohen ura për të ardhmen më të mirë, jo për të kaluarën.

Këtë analizë, Serwer e bëri gjatë një lidhjeje direkte me pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare “Urat e Kujtesës: Pajtim dhe Drejtësi Tranzicionale në Shoqëritë Pas Konfliktit, Diplomacia, Kujtesa dhe Interpretimi Historik”, transmeton IndeksOnline.

“Gjykatat qe kërkojnë reagimin e shqiptarëve, ata duhet të kthehen në vendin e vet. Kujtesat nuk janë bërë urë, drejtësia nuk është tranzicionale. Nuk mund të kërkojnë nga ata që kanë përjetuar dhunë qe të pajtohen. Unë mendoj se duhet të ndërtohen ura për një të ardhme më të mirë, e jo për të kaluarën” tha Serwer.

Sipas tij, Kosova duhet të ofrojë arsim ndërkombëtar, në mënyrë që të evitojë ndarjen fizike.

“Në Kosovë ekziston ndarje fizike. Prandaj kam një propozim, mendoj se Kosova po të ofronte arsim ndërkombëtar, nga çerdhja deri në universitet, do ti mësonin se arsimi në gjuhën ndërkombëtare do t’ua bënte një të ardhme. Do të kishte probleme, por fëmijët do ta mësonin gjuhën e njëri-tjetrit. Por duhet marr parasysh se njerëzit janë të drejtë për kërkesat e tyre personale, por duhet të ndajnë të ardhmen së bashku me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

Share This