Hamza: Ndryshimi është afër, qytetarët do t’i japin fund krizës politike

Hamza: Ndryshimi është afër, qytetarët do t’i japin fund krizës politike

Kryetari i Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Hamza shihet në vizita “shtëpi më shtëpi”, ku diskuton me familje të ndryshme për situatën politike dhe pritshmëritë e tyre nga qeverisja e ardhshme.

Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është motivi kryesor për vazhdimin e angazhimit të tij politik, duke shtuar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe stabilitet.

Në deklaratën e tij, Hamza është shprehur:

“Shtëpi më shtëpi, familje më familje, me qytetarë që duan t’i japin fund krizës politike dhe ta sjellin ndryshimin me votën e tyre në zgjedhjet e 7 qershorit. Në mesin e tyre nuk jam vetëm si kandidat për kryeministër, por edhe si mik e dashamir i tyre. Mikpritja dhe besimi që po marr janë motivi më i madh për të vazhduar punën për një Kosovë më të mirë për të gjithë. Ndryshimi është afër.”

Ai shtoi gjithashtu se qytetarët, sipas tij, do të jenë faktor kyç në tejkalimin e krizës aktuale politike dhe në hapjen e një kapitulli të ri për vendin.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor, ndërsa subjektet politike kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në terren në gjithë vendin.

Share This