Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale afatshkurtra me diell, kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra lokale.

Pas orëve të mesditës deri pasdite reshjet me intensitet të ulët do të përqendrohen përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/22 Re shi diell
Kukës 12/17 Re shi diell
Lezhë 14/21 Re shi diell
Dibër 12/16 Re shi diell
Durrës 15/19 Re shi diell
Tiranë 17/19 Re shi diell
Elbasan 16/20 Re shi diell
Berat 10/21 Re shi diell
Vlorë 13/21 Re shi diell
Korçë 10/17 Re shi diell
Gjirokastër 10/21 Re shi diell
Sarandë 12/21 Re shi diell
Share This