
Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme, qytetarët paguajnë më shtrenjtë se në vitet paraprake
Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.
Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.
Ky i fundit, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara, përcjell Express.
‘’Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi me etik, e jo me skandale me rezerva shtetërorë e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp.


