
Hamza: Eliot Engel, mik i veçantë i Kosovës dhe zë i drejtësisë në SHBA
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të veçantë të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Hamza theksoi se Engel qëndroi pranë Kosovës në momentet më të rëndësishme historike.
“Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia. Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë,” ka shkruar Hamza.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.” Prehu në paqe, mik i madh!”, ka shkruar Hamza.


