Çitaku: Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Nxirr emrat, nxirr faktet

Çitaku: Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Nxirr emrat, nxirr faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas sulmeve të tij ndaj mediave.

Në një shkrim në Facebook, Çitaku ka thënë se një njeri që ka pasur pothuajse pushtet absolut për gati gjashtë vite, po hedh akuza të rënda ndaj mediave.

“Kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet.

Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira.

Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët.

Ndërkohë, atij që përhap narracione të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada”, ka shkruar ajo, transmeton Nacionale.

Në fund, Çitaku ka thënë “Boll më”.

 

Share This