
Kane mungon, por… Bayern bën “poker”
Në mungesë të Kane (jashtë loje për shkak të një dëmtimi), Luis Diaz udhëhoqi Bayernin, duke mposhtur Borussia Moenchengladbach me rezultatin 4-1 në ndeshjen e hershme të javës së 25-të të Bundesligës.
Kolumbiani zhbllokoi sfidën në minutën e 33-të, Laimer 45’+1, Musiala 57’ (penallti) dhe Jackson 79’ kompletuan fitoren. Goli i vetëm për Moenchengladbach u shënua nga Mohya 89’.
Bavarezët tani kanë një epërsi prej 14 pikësh ndaj Dortmund (me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe mund të përqendrohen në ndeshjen e raundit të 16-shes të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës (ndeshja e parë e martë, 10 mars).


