Von der Leyen: Lufta në LM i kushton BE-së 500 milionë euro në ditë energji

Von der Leyen: Lufta në LM i kushton BE-së 500 milionë euro në ditë energji

Në vetëm 60 ditë konflikti në Lindjen e Mesme, shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro dhe ne po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Rruga që kemi përpara është e qartë. Ne duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme”, theksoi ajo në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Ne të gjithë përballemi me një realitet të ashpër, pasi pasojat e këtij konflikti mund të ndihen për muaj ose edhe vite”, theksoi ajo. /rtsh/

Share This