
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar rritje krahasuar me të martën. Nafta është shtrenjtuar për një cent, ndërsa benzina për tre centë.
Aktualisht, një litër naftë kushton 1.68 euro, benzina 1.47 euro, ndërsa gazi 0.85 euro për litër.
Një ditë më parë, të martën, çmimi i naftës ishte 1.67 euro për litër, benzina 1.44 euro dhe gazi 0.86 euro për litër.
Rritja e çmimit të naftës ka ardhur pas tensioneve ndërkombëtare, pasi më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një konflikt me Iranin. Si reagim, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës në nivel global.


