
Osmani falënderon Trump-in për partneritetin në Bordet e Paqes: Kosova qëndron krah për krah me SHBA-n
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohje ndaj homologut amerikan, Donald Trump, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tij në kuadër të Bordit të Paqes.
Në një postim në rrjetin social X, një ditë pas takimit inaugurues të këtij Bordi në Washington D.C., Osmani tha se Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë në shërbim të paqes.
“Pata nderin të përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, dhe me partnerët anembanë botës në shërbim të paqes”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se është mirënjohëse ndaj presidentit amerikan Donald Trump për “udhëheqjen e tij të guximshme, mbështetjen e palëkundur dhe garancitë e forta për paqen në rajonin tonë”.
Ky hap i Kosovës nënvizon angazhimin e saj në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.


