A ka kush e ndal Vedat Muriqin? Edhe Sevilla ‘viktimë’ e as-it kosovar

A ka kush e ndal Vedat Muriqin? Edhe Sevilla ‘viktimë’ e as-it kosovar

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka vazhduar me gola në La Liga, shkruan Rekordi.net.

As-i i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar gol në duelin Sevilla-Mallorca.

Muriqi ka shënuar golin e barazimit në minutën e 67-të, derisa golin e epërsisë për Mallorcan e realizoi Joseph në minutën e 73-të.

Ky është goli i pestë i yllit të ‘Dardanëve’ këtë sezon të garave në La Ligë.

Aktualisht rezultati në duelin Sevilla-Mallorca është 1-2.

Share This