KOK-u miraton listën për 10 bursistë ‘Shpresa Olimpike 2026’

KOK-u miraton listën për 10 bursistë ‘Shpresa Olimpike 2026’

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, të hënën ka miratuar listën  e propozuar të komisionit të sportit për 10 bursistë “Shpresa Olimpike 2026”, të cilët mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

“Bursistët vijnë nga sporte të ndryshme dhe sipas rregullores përkatëse të MKRS do të mbështeten me nga 150 euro në muaj”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Në muajin janar 2026, sipas këtij njoftimi, do të përzgjedhet një tjetër listë më e gjerë me bursistë, të cilët do të mbështeten nga të hyrat e KOK-ut.

Këtë vit, KOK ka mbështetur 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”.

Share This