
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.


