Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.

Deti do të jetë i valëzimit me forcë 1-2 ballë.

Share This