
Nënshkruhet kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit të Gjakovës
Në Gjakovë është nënshkruar kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit të qytetit, projekt që financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kryetari i komunës ka theksuar se ky është një hap i madh drejt përfundimit të një prej projekteve më ambicioze në vend, duke shtuar se shumë shpejt stadiumi do t’i shërbejë qytetarëve në të gjithë madhështinë e tij.


