Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit: Mirënjohje për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit: Mirënjohje për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, ku është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përpjekjet e përbashkëta në arenën ndërkombëtare.

“Në takim me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, të cilat kanë njohur zhvillime pozitive vitet e fundit.

Share This