
5 të vrarë në një sulm me armë në Jerusalem, 7 të lënduar
Pesë persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë nga persona të armatosur palestinezë në Jerusalem, sipas policisë izraelite.
Shërbimi i ambulancës izraelite, Magen David Adom i identifikoi viktimat si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë në të 50-at, raporton BBC.
Nëntë persona me plagë nga armët e zjarrit u dërguan në spitalet lokale, së bashku me tre të tjerë të lënduar nga thyerja e xhamave.
Policia izraelite tha se dy “terroristë” hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në Ramot Junction, në periferi veriore të qytetit. Një oficer sigurie dhe një civil kthyen zjarrin dhe “neutralizuan” sulmuesit, shtoi ajo.


