
“1.3 milioë turistë në shtator” , INSTAT: Rritje me 10 për qind, krahasuar me vitin e kaluar
Përgjatë muajit shtator, Shqipëria është vizituar nga 1.3 milionë turistë të huaj, duke u rritur me gati 10 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në 9 muajt e parë të vitit Shqipëria ka pritur në total 10.2 milionë shtetas të huaj.
95 % e vizitorëve ishin nga vendet europiane, ndërsa po vihet re një rritje e interesit nga turistë që i përkasin vendeve afrikane si dhe atyre aziatike.


