
Turqia mund Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), është mundur nga Turqia, me rezultat 4-0, të premten në ‘Fadil Vokrri’.
Dardanet dhe Turqia u përballen në kuadër të ndeshjes se parë të fazës së ‘Play-off-it’ në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kombeve.
Skuadra turke u tregua ekip më i mirë se skuadra jonë, duke dominuar në terren dhe duke shënuar katër gola.
Hancar (4, 10’), Pekel (23’) dhe Seker (83’), shënuan për fitoren e Turqisë, e cila bën hapin e madh drejt Ligës B pasi ndeshja kthyese do të luhet në Turqi.


