
Zyrtare: Mourinho trajner i ri i Benfica-s
Klubi portugez Benfica ka zyrtarizuar të enjtën emërimin e Jose Mourinhos si trajner të ri të skuadrës.
“Benfica njofton se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Jose Mario dos Santos Mourinho Felix për të nënshkruar një kontratë pune sportive deri në fund të sezonit 2026/27”, thuhet në njoftimin e klubit portugez.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se pas përfundimit të sezonit 2025/26, brenda 10 ditësh, si klubi ashtu edhe trajneri kanë të drejtë të zgjedhin nëse nuk dëshirojnë të rinovojnë bashkëpunimin për sezonin pasues.
Me këtë rikthim në futbollin portugez, “Special One” pritet të sjellë përvojën e tij të gjatë ndërkombëtare dhe trofetë e shumtë për të udhëhequr “Shqiponjat e Lisbonës” drejt objektivave të reja.


