ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e Neymarit

ZYRTARE: Kjo është e ardhmja e Neymarit

Neymar Junior ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Ylli brazilian e kaloi periudhën e fundit me Santosin, ku ishte rikthyer pas një eksperience të gjatë në Evropë dhe më pas edhe në Arabinë Saudite shkurt.

E tash, pas disa javësh negociatash, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, shkruan “Express”.

Në fakt, përfaqësuesi brazilian i ka mbetur besnik klubit të fëmijërisë, me të cilin e vazhdoi kontratën deri në fund të vitit 2026.

“Princi vazhdon”, shkroi Santosi në faqet zyrtare.

“Neymar e ka vazhduar kontratën me Santos FC deri në fund të sezonit duke vazhduar që të shkruajë historinë e tij të futbollit me MantoSagrado”, njoftoi klubi i njohur brazilian.

Share This