Zyrtare: Amerikani Gibson, trajner i ri i Pejës

Zyrtare: Amerikani Gibson, trajner i ri i Pejës

Klubi basketbollistik KB Peja ka zyrtarizuar emërimin e Greg Gibson si trajnerin e ri për sezonin 2025/2026, duke e forcuar kështu stafin teknik me një emër me përvojë të gjatë dhe të suksesshme në basketbollin evropian.

Amerikani Greg Gibson ka mbi 25 vite përvojë në bankina të ndryshme, kryesisht në kampionatet elitare të Finlandës dhe Belgjikës, ku ka arritur të shpallet katër herë kampion i Finlandës. Ai ka drejtuar ekipe në disa nga garat më të rëndësishme të kontinentit, përfshirë: EuroCup, Champions League, VTB League dhe FIBA Europe Cup.

Ky emërim shihet si një hap i madh për ambiciet e Pejës, që synon të rikthehet fuqishëm në elitën e basketbollit vendor dhe të jetë konkurruese në garat ndërkombëtare.

Klubi pejan përmes një njoftimi, ka zyrtarizuar amerikanin Gibson.

“Greg Gibson – trajner i ri i KB Peja! Amerikani Greg Gibson do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin 2025/2026. Me përvojë mbi 25-vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij. Klubi i uron mirëseardhje Gibsonit në palestrën “Karagaçi” me moton “ZemraRrehMeTy” dhe “WelcomeCoachGreg”, duke e konsideruar këtë si fillimin e fushatës së re drejt sukseseve në edicionin 2025/26”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Share This