Haxhiu dekreton një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin

Haxhiu dekreton një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin

U.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh që, sipas saj, kanë rëndësi të veçantë për qytetarët dhe për forcimin e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi publik, ajo bëri të ditur se disa nga ligjet e dekretuara lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, përfshirë banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore.

Haxhiu po ashtu theksoi se ka dekretuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligje që lidhen me marrëveshje financiare me Bashkimi Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.

“Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën. Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore. Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim. Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Share This