
Zotimet e Kurtit në Fushë Kosovë: Projekti i kogjenerimit, QKMF e re, spital, rregullimi i shtretërve të 4 lumenjve
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se do t’i shtojnë investimet edhe në Fushë Kosovë përkatësisht në projektin e kogjenerimit; QKMF-në e re; spitalin Hospica; e rregullimin e shtretërve të katër lumenjve.
Ai ka postuar në Facebook një video ku flet me qytetarët e Fushë Kosovës.
“Investimet do t’i shtojmë edhe në Fushë Kosovë me projektin e kogjenerimit; QKMF-në e re; spitalin Hospica; e rregullimin e shtretërve të katër lumenjve mes shumë tjerash”, transmeton Express.
“Për krejt qytetarët e kemi programin “Anembanë”. Për studentët, bursa e përkrahje të vazhdueshme. Në Kosovë po ndërtojmë bashkë një shoqëri ku të gjithë kanë shanse të barabarta për zhvillim. Krejt për shtet e shtet për krejt. Qitja pikën, 116”, ka thënë Kurti.

