FSK përmbyll Kursin e Liderit Luftarak për përgatitjen e liderëve të rinj

FSK përmbyll Kursin e Liderit Luftarak për përgatitjen e liderëve të rinj

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur Kursin e Liderit Luftarak (KLL), një program i dedikuar për përgatitjen e liderëve të rinj që do të marrin role udhëheqëse në nivel skuadre.

Në njoftimin e publikuar nga FSK në “Facebook” thuhet se gjatë kursit, pjesëmarrësit janë pajisur me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojën e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese.

“Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren”, theksohet në njoftim.

Ky kurs, sipas FSK-së, është pjesë e angazhimit për ngritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e forcës, duke forcuar gjithashtu kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.

Share This