Zhegrova pas dygolëshit: Kam qenë duke e pritur këtë moment

Zhegrova pas dygolëshit: Kam qenë duke e pritur këtë moment

Edon Zhegrova ka reaguar pas paraqitjes së tij të spikatur në ndeshjen ndaj Sassuolos, ku shënoi të dy golat e Juventusit, por që në fund nuk mjaftuan për të shmangur humbjen 3-2.

Sulmuesi kosovar ishte një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës së Luciano Spallettit, duke realizuar dy herë, megjithatë Sassuolo arriti ta sigurojë fitoren në minutat e fundit të takimit.

Pas ndeshjes, Zhegrova ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, duke shprehur keqardhjen që golat e tij nuk sollën pikë për Juventusin.

“Për të ardhur keq që golat e mi nuk arritën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar Zhegrova.

Ai ka treguar gjithashtu se kishte kohë që e priste momentin për të realizuar golin e parë me fanellën e Juventusit.

“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, ka shtuar ylli i Kosovës.

Ndërkohë, trajneri Luciano Spalletti e ka vlerësuar paraqitjen e Zhegrovës, duke e cilësuar si një lojtar të jashtëzakonshëm në fazën ofensive, por njëkohësisht ka theksuar edhe disa mangësi në lojën e tij, përfshirë humbjen e topave të lehtë.

Zhegrova pritet të mungojë në ndeshjen e mesjavës së Juventusit ndaj Nejmigenit, pasi nuk është përfshirë në listën e skuadrës për Ligën e Evropës. Ai, megjithatë, pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës në Serie A.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse Zhegrova do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, pasi raportohet se mund të mungojë për arsye disiplinore.

Share This