Zhegrova i thotë ‘JO’ Marseille-s, Juve destinacion i mundshëm

Zhegrova i thotë ‘JO’ Marseille-s, Juve destinacion i mundshëm

Sulmuesi kosovar i Lille-it, Edon Zhegrova, ka refuzuar ofertën e Marseille-s, ndërkohë që Juventus duket i gatshëm të përshpejtojë bisedimet me klubin francez për një transferim të mundshëm, raporton “Tuttosport”.

Zhegrova ka bërë për vete drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, të cilët e duan yllin e Kombëtares së Kosovës në skuadër.

Madje, siç raportohet, edhe trajneri Igor Tudor e vlerëson lartë aftësitë e 25-vjeçarit, duke e konsideruar atë si lojtar fleksibil, i aftë të përshtatet në disa role.

Kosovari mund të luajë si krah i djathtë, krah i majtë, pas një sulmuesi qendror, madje edhe si sulmues i dytë në raste emergjente.

Juventusi, që synon përforcime cilësore për repartin ofensiv, e sheh Zhegrovën si një mundësi të madhe për të rritur konkurrencën në sulm dhe për të fituar në kreativitet e shpejtësi në krahë.

Share This