
Zelensky: Putini më i prirur për armëpushim. Të mbarojë lufta
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është shprehur optimist se Rusia është më e prirur për një armëpushim, pas takimit të sotëm, midis të dërguarit të SHBA Steve Witkoff dhe Vladimir Putin.
“Presioni mbi ta funksionon, por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – as ne dhe as SHBA”, tha ai.
Volodymyr Zelensky tha se ishte dakord me presidentin amerikan Donald Trump se lufta duhet të përfundojë.
“Qëndrimi ynë i përbashkët me partnerët tanë është absolutisht i qartë: lufta duhet të përfundojë. Dhe duhet të jetë një fund i sinqertë”, theksoi ai.
Nga ana e tij, Trump e përshkroi takimin si “jashtëzakonisht produktiv” dhe tha se ishte bërë “një përparim i madh”. /rtsh/


