Zelensky paralajmëron: Pa Kievin, zgjidhjet janë të vdekura

Zelensky paralajmëron: Pa Kievin, zgjidhjet janë të vdekura

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar me forcë nismën për një samit të veçantë në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i planifikuar për 15 gusht në Alaskë të Shteteve të Bashkuara.

Zelensky e quajti çdo përpjekje për marrëveshje pa përfshirjen e Ukrainës si “të papërshtatshme” dhe paralajmëroi se një paqe e tillë do të ishte një “zgjidhje e vdekur.” Sipas tij, marrja e vendimeve të tilla pa praninë e Kievit është joefektive dhe në kundërshtim me integritetin kushtetues të Ukrainës.

“Çdo zgjidhje që është pa Ukrainën, është njëkohësisht zgjidhje kundër paqes. Ato nuk do të sjellin asgjë. Janë zgjidhje të vdekura, nuk do të funksionojnë kurrë”, tha Zelensky, raporton rtk.

Sipas raporteve të mediave të huaja, Trump dhe Putin synojnë të diskutojnë një marrëveshje që mund të përfshijë “shkëmbim territoresh”, si njohjen e kontrollit rus mbi Krimenë, Donbasin, dhe pjesë të tjera të pushtuara, në këmbim të një armëpushimi.

Zelensky e ripërsëriti qëndrimin e tij të palëkundur: Ukraina nuk do të dorëzojë asnjë copë toke dhe ndërtimi i paqes nuk mund të nisë nëse Kievin e mbysin dhe nuk e trajtojnë si palë të barabartë.

Share This