Hamti: VV po jep sinjale se nuk do ta respektojë rendin kushtetues

Hamti: VV po jep sinjale se nuk do ta respektojë rendin kushtetues

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamti, ka reaguar ndaj deklarimeve kundërshtuese të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se këto janë shenja se partia në pushtet nuk do ta respektojë rendin kushtetues.

Në një postim në Facebook, Hamti ka pyetur nëse VV do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, ka konstatuar se Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën.

Ai shtoi se gjithçka do të varet nga “lideri suprem” i Vetëvendosjes, i cili ende nuk ka reaguar pas vendimit.

“Njerëzit e tij po – e kanë kundërshtuar sot, duke dhënë sinjale se nuk do ta respektojnë. Albin Kurti pardje ka thënë se do ta respektonin aktgjykimin e Gjykatës. A mund t’u besohet fjalëve të tij? Jo”, ka shkruar Hamti.

Ai theksoi se çështja thelbësore mbetet nëse partia në pushtet respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Share This