Uran Ismaili takon urbanistët, kërkon rihapjen e sheshit “Xhorxh Bush”

Uran Ismaili takon urbanistët, kërkon rihapjen e sheshit “Xhorxh Bush”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me urbanistët e njohur të kryeqytetit, Driton Tafallari, Endrit Mecini dhe Eliza Hoxha, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sheshit “Xhorxh Bush” dhe propozimin e tij për rihapjen e kësaj rruge për qarkullim.

Urbanistët e pranishëm shprehën mbështetjen e tyre për këtë iniciativë, duke e cilësuar mbylljen e sheshit si një vendim të marrë pa konsultim me ekspertët dhe pa analiza të plota për menaxhimin e trafikut.

Ismaili kritikoi udhëheqësinë aktuale të kryeqytetit, duke thënë se “Sheshi Xhorxh Bush u mbyll pa asnjë punë përgatitore që do ta menaxhonte trafikun dhe do ta bënte qytetin gati për mbylljen e kësaj arterie të rëndësishme”.

Ai shtoi se efektet negative të kësaj bllokade po i ndjejnë drejtpërdrejt qytetarët e Prishtinës, ndërsa e quajti këtë një “eksperiment dhe improvizim” që nuk duhet të vazhdojë.

“Koha e eksperimenteve po përfundon. Koha për Prishtinën po vjen,” përfundoi Ismaili.

Share This