William Saliba, objektiv i gjigantit spanjoll

William Saliba, objektiv i gjigantit spanjoll

Real Madridi ka vënë në prioritet përforcimin e repartit të mbrojtjes gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sipas “L’Équipe”, objektivi kryesor i klubit mbretëror është qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba.

Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Xabi Alonso janë të përkushtuar për të ndërtuar një skuadër sa më të balancuar, dhe emri i Salibas është në krye të listës së dëshirave për të forcuar prapavijën.

Mbrojtësi francez është pjesë e Arsenalit që nga viti 2020. Ai kaloi fillimisht në huazim te Nice dhe më pas te Olympique Marseille, para se të rikthehej në “Emirates Stadium” për sezonin 2022-2023, ku është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Gjatë edicionit të fundit, 23-vjeçari luajti 51 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar edhe dy gola në Premier League.

“Topçinjtë” vlerësojnë shumë mbrojtësin e tyre, por një ofertë joshëse nga Madridi mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave në ditët në vijim.

Share This